Tw njohim vlerat e natyrës tonë

Rajoni ynw po bwhet i njohur në gjithë botën për vlerat e jashtëzakonshme të natyrës. Është përgjegjësi e jona që të balancojmë ruajtjen e lumenjve tanë të mrekullueshëm, pyjeve me vlera të larta, bregdetit unik dhe kafshëve të egra me mundësitë që ato ofrojnë për zhvillim.

Shiko hartën për më shumë informata

Kroacia

Më shumë për Kroacia
   

Për ne

Zonat e mbrojtura për natyrën dhe njerëzit

Këtu do të gjeni të dhëna, histori dhe shembuj të praktikave më të mira që tregojnë se si vlerat natyrore mund të përdoren në mënyrë të qëndrueshme për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit tonë.

Shpresojmë që këto argumente do të inkurajojnë:

  • Vendimmarrësit në të gjithë sektorët, që të kenë më të qartë gamën e plotë të vlerave natyrore në zhvillimin e politikave dhe marrjen e vendimeve të shëndosha zhvillimore.
  • Sektorin e biznesit që të integrojë ruajtjen dhe rritjen e kapitalit natyror dhe social në bizneset e tyre
  • Komunitetet lokale qe të luajne një rol më aktiv në menaxhimin e burimeve natyrore dhe të përfshihen në marrjen e vendimeve në nivelet lokale
  • Të gjithë qytetarët të marrin një rol aktiv në përpjekjet për t’i ruajtur vlerat tona unike natyrore si bazë për prosperitetin tonë afatgjatë

Zonat e mbrojtura përbëjnë 14% të sipërfaqes së përgjithshme të rajonit

TSipërfaqja e përgjithshme e zonave të mbrojtura është 52150km2

Burimi
43%

43% e zonave pyjore në rajon janë të certifikuara

Sipërfaqja e mbuluar nga pyjet është 110853km2

Burimi

Pjesët në gjendje të jashtëzakonshme të lumenjve përbëjnë 66% të rrjedhës së përgjithshme të lumenjve

Gjatësia totale e lumenjve të analizuar është 8.739 km

Burimi

Lexo më shumë

Natyra dhe Njerëzit

Lexo më shumë

Bizneset e qëndrueshme

Lexo më shumë

Vlerat e zonës së mbrojtur

Lexo më shumë